Sunday, 10. May 2026
Sport

Malisheva debuton me fitore në Evropë

GS 11/07/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Malishevës e ka nisur me këmbë të mbarë debutimin evropian.

Në fakt, ekipi i Superligës së Kosovës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues ndaj Buduqnostit të Podgoricës.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Për ekipin nga Malisheva, kjo është fitore historike duke pasur parasysh se po luan për herë të parë në garat e UEFA-s.

Dueli i luajtur të enjten në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përfundoi me fitoren minimale 1:0 për Malishevën.

Golin e vetëm që edhe siguroi fitoren për Malishevën, e shënoi Etnik Brruti. Brruti realizoi në minutën e 67-të pas asistimit të Ronald Sobowales.

Kjo fitore i jep përparësinë Malishevës para duelit të kthimit, i cili luhet javën e ardhshme në Podgoricë.

Teilen: