Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 4:1 ndaj Feronikelin 74, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Dy gola bien në fund të pjesës së parë.
Mustafa në minutë e 42-të nga rreth 18 metra ka realizuar gol në këndin e poshtëm të majtë të portës mysafire.
Në minutën e 45-të Berisha ka barazuar rezultatin.
Vitija në minutën e 61-të, Matheu në atë të 71-tën dhe Oshafi (89′) shënuan për 4:1.
Malisheva kryeson me 9 pikë e “Nikli” zë pozitën e 7-të me 3 sosh.