Dy ndeshje futbolli zhvillohen sot në kuadër të javës së 28-të.
Përballja më interesante është ajo ndërmjet Malishevës e Dukagjinit, dy skuadra e konsoliduara në vitet e fundit në ligën elite.
Malisheva e katërta në tabelë, me synim vendet e para dhe Evropën e pret skuadrën e Armene Dallkut stabile në mesin e tabelës.
Malisheva luajti baras në ndeshjen e fundit me Dritën, duke humbur mundësinë t’ia marrë vendin e tretë.
Dukagjini vjen poashtu nga barazimi me Gjilanin, por është skuadra që e kamposhtur dy herë Malishevën në këtë edicion.
Jo më pak e rëndësishme është edhe përballja ndërmjet Gjilanit e Fushë Kosovës, dueli i mbijetesës.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.