• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Malisheva e zyrtarizon dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i futbollit Malisheva e ka zyrtarizuar dorëheqjen e trajnerit të deritashëm, Senad Alirifa.

Rezultatet jo të kënaqshme dhe humbje me përmbysje nga Dukagjini, bënë që trajneri i deritashëm të largohet nga ekipi i Superligës së futbollit.

Malisheva ka njoftuar se përkohësisht ekipin në dorë do ta marrë ndihmësi i deritashëm i Alirifës, Qëndrim Kida, ndërsa e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për kontributin.

Malisheva aktualisht është e pesta në tabelë me 12 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 4 fitore e 6 humbje.

“Sot me keqardhje kemi pranuar dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa nga pozita e krytrajnerit në FC Malisheva.

Pas një periudhe të vështirë në klub dhe pas disa rezultateve jo të kënaqshme kohëve të fundit, trajneri Alirifa ndjeu përgjegjësinë profesionale për të dhënë dorëheqje, edhe pse përgjegjësia për rezultatet e fundit jo të mira ishte e të gjithë neve në FC Malisheva dhe jo vetëm e tij.

Nga sot e tutje, pozitën e kryetrajnerit do ta marr asistenti i parë i skuadrës Qëndrim Kida, i cili edhe zyrtarisht është emëruar kryetrajner në FC Malisheva.

Klubi e falenderon trajnerin Alirifa për punën profesionale dhe angazhimin e tij duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe shëndet të mirë.

Po ashtu përgëzojmë trajnerin e ri Kida duke i uruar suksese dhe rezultate positive në të ardhmen”, njofton FC Malisheva.

Next Post

Alarm sigurie në ndeshjen PSG-Milan/ Ultrasit francezë ftojnë ata napolitanë, priten përplasje të mundshme në Paris

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.