Thursday, 23. July 2026
Sport

Malisheva fantastike në Evropë, shënon fitore madhështore kundër Hibernianit të Skocisë

GS 23/07/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore fantastike kundër ekipit skocez, Hibernian, në ndeshjen e parë, të vlefshme për kualifikime në Konferencë Ligë.

Ekipi kosovar kaloi në epërsi në minutën e 21-të me një gol të Kreshnik Ukës, transmeton lajmi.net.

Në pjesën e dytë, ekipi skocez pati më shumë nga loja, por nuk arriti të shënonte. Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të përfundoj me rezultat 1:0, Malisheva përsëri doli në skenë.

Kreshnik Uka me një driblim të bukur,  arriti të lë mbrapa dy lojtarët kundërshtarë dhe pasoi bukur tek Vlamir Nafiu i cili arriti të shënoi një gol të bukur.

Malisheva shkon në ndeshjen e dytë me epërsi komode kundër skocezëve. Ndeshja e dytë do të jetë me 30 korrik, në Skoci./lajmi.net/

Teilen: