Mbrojtësi nga Danimarka, Andreas Skovgaard është përforcimi më i ri te Malisheva.
Skuadra nga Superliga, të hënën ka prezantuar danezin.
“Kemi kënaqësinë të prezantojmë ardhjen e re në klubin tonë, qendër mbrojtësin danez, Andreas Skovgaard”, ka shkruar Malisheva.
Skovgaard transferohet te Malishevan si një futbollist me një karrierë të pasur në elitën e futbollit Danez, Holandez, Polak dhe Norvegjez.
Disa prej skuadrave për të cilat ka luajtur janë Nordsjaelland, Heerenveen, Örebro, Brann, Stabaek, Craicova dhe Bryne.
“Me ardhjen e tij, synojmë që repartit tonë defanziv t’i japim edhe më tepër përvojë dhe siguri. Ky është një tjetër hap i yni drejt vazhdimit të forcimit të skuadres tonë për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt objektivave tona”, ka përfunduar njoftimi i Malishevës.
FC Malisheva 💙🤍