• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Malisheva kërkon kualifikimin në Podgoricë

18/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Malishevës është e vendosur ta shkruaj edhe më tej historinë dhe atë duke avancuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Malisheva, tashmë e ka shkruar historinë pasi javën e shkuar debutoi me fitore në ndeshjen e parë zyrtare në garat evropiane.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Javën e shkuar në Podujevë, Malisheva e mposhti 1:0 Buduqnostin e Podgoricës në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës kurse sot në mbrëmje luan ndeshjen e kthimit.

Ky takim nis në orën 21:00 dhe luhet në stadiumin “Podgorica City”, në të cilin Malisheva synon kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues të kësaj gare.

Malisheva e ka në favor rezultatin e ndeshjes së parë dhe mjafton ta evitoi humbjen në përballjen e dytë, ndonëse nuk do të jetë lehtë për shkak se Buduqnosti luan në shtëpi.

Skuadra e Superligës së Kosovës, të mërkurën ka mbyllur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes dhe pritet të jetë e kompletuar.

Sigurisht, shpresat më të mëdha për këtë përballje, Malisheva i ka te sulmuesit Drilon Hazrollaj e Altin Aliu, por edhe te mesfushori Etnik Brruti.

Ishte pikërisht Brruti, ai që në ndeshjen e parë ndaj Buduqnostit shënoi supergol për t’ia siguruar fitoren Malishevës.

Për Malishevën, kjo është hera e parë që po paraqitet në garat e UEFA-s, pasi sezonin e shkuar përfundoi e katërta në Superligën e Kosovës.

Next Post

Luka Modriç është madrilen deri në 2025-ën, ja rekordet që e presin kroatin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.