Tuesday, 26. May 2026
Sport

Malisheva merr fitoren e parë në pranverë

GS 18/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Malishevës ka shijuar fitoren e parë në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas humbjes nga Drita xhiron e shkuar, Malisheva të hënën ka mposhtur Ferizajn në ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të.

Dueli i luajtur në stadiumin “Liman Gegaj”, ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 3:2 në favor të Malishevës.

Dren Kryeziu, Laurent Xhylani e Drilon Hazrollaj realizuan për Malishevën kurse Qlirim Avdulli e Edon Sadriu shënuan për Ferizajn.

Me këtë fitore, Malisheva forcon pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë të mbledhura, 10 më shumë se Ferizaj që mbetet në vendin e tetë.

Xhiron e ardhshme, Malisheva luan me Llapin kurse Ferizaj përballet me Prishtinën

Teilen: