Malisheva padyshim se ka rrëmbyer zemrat e shumë tifozëve në futbollin vendor, shkak i paraqitjeve masive që kanë bërë këtë edicion.
Klubi i Malishevës aktualisht ndodhet në pozitën e katërt në renditjen tabelare me 47 pikë, tri më pak se Drita e vendit të katërt, e pesë më pak se Ballkani që është lider, përcjell GazetaBlic Sport.
Adonis Aliu thotë se skuadra po punon fort dhe se këtë ritëm duan ta mbajnë deri në xhiron e fundit, duke aluduar se kanë qëllim kalimin në Europë. por gjithmonë duke qëndruar me këmbë në tokë.
“Sigurisht që jam i lumtur për formën që po kalojmë. Por normal ende nuk ka përfunduar asgjë. Duhet të jem me këmbë në tokë, dhe të vazhdojmë këtë formë të arrijmë objektivat e klubit. Shpresojmë me punë dhe me angazhime do ta arrijmë këtë objektiv”, tha fillimisht Aliu për ‘GazetaBlic Sport’.
Aliu pati fjalë pozitive për trajnerin Kida, i cili ka transformuar ekipin dhe po bën punë shumë të mirë.
“Me trajnerin jemi shumë të kënaqur me punën e tij, ka sjellë një frymë pozitive dhe ka bërë një grup kompakt dhe ambicioz për gjithë objektivat e klubit”, përfundoi Aliu.
/GazetaBlic Sport