Friday, 27. February 2026
Sport

Malisheva përforcohet me mbrojtës e portier

GS 27/02/2026 1 Min. Lesezeit

Malisheva është përforcuar të premten me një mbrojtës dhe një portier.

Mbrojtësi Arbër Shala është transferuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa portieri brazilian, Tiago Gomes Dos Santos, i është bashkuar klubit nga Drenica. Dos Santos në gjysmën e parë të sezonit luajti te Drenica.

“Portieri brazilian ka kualitete të dëshmuara në Superligë dhe vjen për t’i dhënë edhe më tepër konkurrencë e siguri portës tonë. Ndërsa, Arbër Shala vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një futbollist i talentuar dhe premtues. Pozita e tij është mbrojtës i krahut”, ka deklaruar Malisheva.

Malisheva është në pozitën e katërt në Superligë me 34 pikë, katër më pak se liderja Drita.

 

Teilen: