Tuesday, 10. March 2026
Sport

Malisheva pëson minimalisht nga Vikinguri

GS 10/07/2025 1 Min. Lesezeit

Malisheva e ka humbur ndeshjen e parë në garat e UEFA-s për sezonin 2025/26.

Të enjten në Prishtina, Malisheva pësoi humbje nga Vikingu Reykjaviku në duelin e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të ekipit nga Islanda.

Golin e vetëm në këtë përballje u shënua në fund të pjesës së parë, ku në minutën e dytë të kohës shtesë realizoi Nikolaj Hansen.

Dueli i kthimit mes këtyre skuadra luhet pas një jave në Islandë, me Malishevën që synon përmbysjen e rezultatit dhe avancimin në raundin e dytë.

Për Malishevën, kjo është hera e dytë rresht që paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Sezonin e kaluar u eliminua në raundin e parë kualifikues nga Buduqnosti i Malit të Zi.

 

Teilen: