Saturday, 29. August 2026
Sport

Malisheva “shkund” Feronikelin’74, Uka e Xhylani firmosin fitoren

GS 29/08/2026 1 Min. Lesezeit

Malisheva ka shënuar fitoren e dytë këtë sezon në Superligën e Kosovës, pasi ka triumfuar bindshëm ndaj Feronikelit’74 me rezultat 0-3.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Brdariq vazhdoi me rezultate pozitive, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në luftën për kreun e tabelës, transmeton lajmi.net.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Kreshnik Uka, i cili realizoi dy herë për Malishevën. Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Laurent Xhylani, që e dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 7 pikëve dhe rikthehet në pozitën e parë të tabelës.

Në anën tjetër, situata mbetet e vështirë për Feronikelin’74, që pas kësaj humbjeje vazhdon të jetë në fund të renditjes me zero pikë./lajmi.net/

Teilen: