Saturday, 14. March 2026
Sport

Malisheva shton tri përforcime për pranverë

GS 29/02/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Malisheva është forcuar me tre lojtarë, të cilët i ka prezantuar të enjten.

Në njoftimin e Malishevës, thuhet se këta futbollistë janë prurjet e reja në klub për stinorin pranveror.

Bëhet fjalë për portierin Hadis Velii pastaj sulmuesin e krahut, Eraldo Deda, si dhe qendërsulmuesin Hussein Mohamed.

Portieri Velii i është bashkuar Malishevës nga ekipi i Maqedonisë së Veriut, Voska Sport ndërsa Deda nga skuadra e Orikut të Shqipërisë.

Ndërkohë, sulmuesi Mohamed para se të transferohet te Malisheva, ka luajtur në Qipro te skuadra ALS Omonia. Skuadra e Malishevës këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Superligë dhe po lufton për të siguruar daljen në Evropë edicionin tjetër.

Pas 21 xhirove të zhvilluara, Malisheva zë vendin e katërt në tabelë me 38 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës në Superligë e luan këtë vikend në udhëtim te Gjilani.

Teilen: