Tuesday, 19. May 2026
Sport

Malisheva triumfon kundër Gjilanit

GS 10/11/2023 1 Min. Lesezeit

Malisheva ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Gjilanit, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit triumfuan 1:0 kundër Gjilanit, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan lajmi.net.

Drilon Hazrollaj ishte vendimtar për Malishevën me golin e shënuar tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Malisheva me këtë fitore ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e katërt në renditjen tabelore.

Gjilani mbetet me 14 pikë dhe zë vendin e shtatë./Lajmi.net/

Teilen: