• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mallkimi “Kejn”, Herri: Jam i shkatërruar

11/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tomas Tuhel i premtoi Herri Kejn se te Bajern Mynih ai do të kishte shansin të fitonte Ligën e Kampionëve. Bavarezët i shkuan shumë pranë që në sezonit debutues të bomberit anglez, por u ndalën në minutat e fundit nga Real Madridi. Brenda 3 minutash Hoselu i prishi ëndrrën Kejnit. Është fakt se Herri në karrierën profesionale nuk ka fituar asnjë trofe të vetëm.

kejn

DISFATAT – Kryeshënuesi i “tre luanëve” i ka shkuar shumë pranë suksesit në Premier Ligë, Kupën e Anglisë, Kupën e Ligës, Superkupa e Gjermanisë, finales së Champions-it, por nuk ka mundur të “varë në qafë” asnjë medalje kampioni. U mendua se hegjemonia e Bajern Mynih në Bundesligë do ia bëjë më të thjesht misionin anglezit, por nuk rezultoi kështu. Bajer Leverkusen i mposhti, kurse Lajpcig i hoqi Superkupën në “Allianz Arena”. Në Kupën e Gjermanisë ata u eliminuan shumë herët. Kejn duhet të pres edhe një sezon me shpresë se “mallkimi” do prishet. Fati i keq e ka ndjekur edhe te përfaqësuesja e Anglisë. Ata shkuan deri në gjysmëfinale e Botërorit “Rusi 2018”, por u eliminuan prej ballkanasve të Kroacisë, teksa u mposhtën edhe në shkallën më të ulët të podiumit nga Belgjika.

MESAZHI – Lojtari me numër “9” te gjigandët e Bajernit nuk kishte sesi të kalonte në heshtje disfatën kundër Realit në Champions. Ai ka vendosur të shkruaj në rrjetin social “Instagram”, ku ndër të tjera pohon: “Jam i shkatërruar. Ndeshja në Madrid, për mënyrën sesi rrodhi loja është e vështirë për t’u pranuar. Besoj se ky ekipi mund të shkojë shumë lart”, shkruan Herri. Në planin individual ai është në garë për të thyer rekordin e Levandovskit në Bundesligë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Jorginho: Arteta kishte vite që po përpiqej të nënshkruante me mua

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.