Thursday, 24. September 2026
Sport

Mallorca e Muriqi sigurojnë mbijetesën, me triumfin ndaj Las Palmas

GS 11/05/2024 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi me Mallorcan të shtunën janë kthyer te fitorja në La Liga dhe kanë bërë hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës.

Mallorca e mposhti Las Palmasin me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas.

Uruguaiani Giovanni Gonzalez ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 29-të. Muriqi luajti 83 minuta në fitoren e Mallorcas dhe u shpall lojtari i ndeshjes në fund. 

Pas 35 ndeshjeve, Mallorca renditet në vendin e 15-të në tabelë me 35 pikë. 

Teilen: