Thursday, 28. May 2026
Sport

Mallorca kërkon 18 milionë euro për Muriqin

GS 28/05/2026 1 Min. Lesezeit

Drejtuesit e skuadrës së Mallorcas, tashmë kanë caktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi ka kontratë deri në vitin 2029 me Mallorcan, por pritet të largohet këtë verë nga ekipi, i cili sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të Spanjës.

Ditë më parë, u raportuar se Muriqi ka marrëveshje personale me kandidatin presidencial të Fenerbahçes, Aziz Yildirim për t’u rikthyer në Turqi, ndërsa interesim për 32-vjeçarin tashmë kanë shfaqur edhe Galatasaray, Charlotte FC, Barcelona e Real Madridi.

Muriqi e mbylli sezonin me 23 gola të shënuar në La Liga, ndërsa Mallorca ka ulur ndjeshëm çmimin për kartonin e tij.

Aktualisht, Mallorca po kërkon të paktën 18 milionë euro për Muriqin, të cilin para rënies nga La Liga e vlerësonte me të paktën 30 milionë euro.

Teilen: