Mallorca nuk ia doli mbrëmë të fitonte Kupën e Mbretit.
Ekipi i Vedat Muriqit u mposht pas penalltive nga Athletic Bilbao në finale.
Sulmuesi nga Kosova realizoi penalltinë e parë, por dy bashkëlojtarët e tij në vazhdim dështuan të shënonin.
E gjatë ndeshjes, Muriqi u përgjak në kokë dhe u desh ta fashonte dhe ta vazhdonte lojën ashtu.
Mallorca publikoi një foto të tij dhe shkroi: I lamë të gjitha në fushë.
Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1:1, teksa Muriqi i fitoi pothuajse të gjitha duelet në ajër.