Real Madrid ka vetëm një vend të lirë në skuadrën e parë, por pavarësisht kësaj, një largim mund të ndodhë përpara ndonjë transferimi të ri, dhe në këtë fazë, një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu” është Rodrygo.
Bazuar në paraqitjet në Kupën e Botës për Klube dhe në fazën përgatitore, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, nuk e sheh brazilianin si një figurë qendrore në skuadër.
Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Gonzalo Garcia dhe Franco Mastantuono besohet se janë përpara tij në hierarki, çka nënkupton se shitja e Rodrygos është shumë e mundshme.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është një admirues i madh i 24-vjeçarit, dhe klubi nga Liga Premier ka zhvilluar tashmë bisedime me përfaqësuesit e lojtarit. Megjithatë, ata synojnë të lëvizin për të, vetëm në një rrethanë të caktuar.
City do të kërkojë të transferojë një sulmues vetëm nëse Savinho i bashkohet Tottenhamit.
Edhe pse City ka refuzuar një ofertë të fundit për 21-vjeçarin, fituesit e Ligës së Evropës pritet të rikthehen me një propozim të ri në ditët në vijim.
Sipas Fabrizio Romanos, Rodrygo është lojtari për të cilin City do të synojë, me një ofertë që tashmë po shqyrtohet nga drejtuesit e klubit anglez.
Real Madrid është e hapur për shitjen e Rodrygos këtë verë, por nuk do ta largojë për pak para.
Mediat raportojnë se lojtari i kombëtares së Brazilit vlerësohet rreth 100 milionë euro, një shumë që mund të jetë e papërballueshme për Manchester City, për shkak të shpenzimeve që ata kanë bërë tashmë gjatë këtij afati kalimtar.