Saturday, 21. February 2026
Futboll

Man. City i “falet” një 20-vjeçari dhe e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Newcastle (video)

GS 21/02/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester City po kryeson 2-1 ndaj Newcastle, në sfidën që po luhet në “Etihad” e vlefshme për javën e 27-të në Premier League. “Qytetarët” gjetën avantazhin në minutën e 14-të me Nico O’Reilly, 20-vjeçari shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Omar Marmoush.

Në minutën e 22-të, Newcastle barazoi shifrat me golin e Lewis Hall me një goditje të bukur nga distanca, që falë edhe devijimit përfundoi në rrjetë.

Kundërpërgjigjja e “Qytetarëve” ishte e menjëhershme dhe rigjetën sërish avantazhin me Nico O’Reilly, i cili këtë herë shënoi me kokë pas krosimit të Erling Haaland. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Man. City.

SHIKOGOLAT

Teilen: