Manchester City në ndeshjen e radhës të Premierligës mund të bëhet zyrtarisht kampion i Anglisë. Për ta bërë këtë, “qytetarët” duhet të mposhtin Chelsea në shtëpi, me ndeshjen që është caktuar në 21 maj.
Kujtojmë, sonte Arsenali humbi 0-3 nga Brighton.
Në renditje për momentin, Manchester City ka 75 pikë, Arsenali 71. Për më tepër, “qytetarëve” u kanë mbetur edhe 3 ndeshje për të luajtur në sezonin e Premier League, dhe “topçinjve” dy. /G.D abcnews.al/