Manchester United dhe Tottenham janë mjaftuar me vetëm nga 1 pikë pas përballjes mes tyre në “Old Trafford”, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League.
Sfida u zhbllokua në minutën e 73-të të ndeshjes, ku pas një aksioni të bukur të “Djajve të Kuq” dhe asistit të Matheus Cunha, ishte Bryan Mbeumo që gjeti golin, me një të bukur drejt portës.
Në minutën e 78-të, Tottenham mbetet me një lojtar më pak. Rodrigo Bentancur e lënë nervat dhe godet në fytyrë Luke Shaë, pas një përplasjeje mes tyre. Mbrojtësi i United ndëshkohet vetëm me karton të verdhë, mesfushori i Tottenham me karton të kuq.
Në minutën e 90+2′, Dominic Solanke prek topin e goditur nga Sandro Tonali, që përfundon në rrjetë, duke barazuar shifrat 1-1.
Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat gjenden në një pozitë aspak komode. Manchester United në vendin e 12-të me 6 pikë, Tottenham renditet në vendin e 18-të me vetëm 3 pikë.