Ish-portieri legjendar i Manchester United, danezi Peter Schmeichel, në një intervistë të fundit, i ka sugjeruar ish-ekipit të tij transferimin e Granit Xhakës.
“Shkoni merrni Granit Xhakën, një lojtar i provuar, me çmim të përballueshëm dhe me një aftësi lidershipi të lindur. Duhet ta ndërtojnë të ardhmen rreth Kobbie Mainoo si dhe të transferojnë Adam Wharton dhe Elliot Anderson.
Me Casemiro-n që po largohet, ajo që mungon nuk është talenti, është lidershipi. Gjë që e zotëron më së miri Xhaka. Shikoni çfarë ka bërë Xhaka. Ai i transformon ekipet. I besueshëm, komandues dhe ende i aftë të luajë shumicën e ndeshjeve. Edhe për 1-2 sezone, është i aftë të luajë në këtë nivel”, përfundoi Schmeichel.