Wednesday, 25. February 2026
Futboll

Man. United nuk ka ndërmend të kursehet aspak, 170 milionë euro për dy lojtarët që po shkëlqejnë në Champions League

GS 25/02/2026 1 Min. Lesezeit

Objektivi kryesor i Manchester United për këtë sezon është padyshim kualifikimi në Champions League. Në rast të arritjes së këtij objektivi, nuk do të jetë aspak befasi që Michael Carrick të jetë trajner i përhershëm. në rast se nuk arrihet, sigurisht që Carrick do të largohet në fund të sezonit.

Pavarësisht se ende nuk dihet se kush do të jetë trajneri i sezonit të ardhshëm, drejtuesit e Manchester United kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës që tani.

Burime të ndryshme nga Anglia bëjnë me dije se objektivi i “Djajve të Kuq” për verën është transferimi i dyshes së Newcastle, Anthony Gordon dhe Sandro Tonali, të cilët po shkëlqejnë këtë sezon sidomos me paraqitjet e tyre në Champions League.

Sipas këtyre burimeve, Manchester United është i gatshëm të paguajë 170 milionë euro për dy futbollistët 25-vjeçarë, të cilët përfaqësojnë ekuilibrin e përsosur midis rinisë dhe përvojës në Premier League dhe së fundmi në Europë.

Teilen: