Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit ofensiv, Kvicha Kvaratskhelia.
“The Sun” shkruan të enjten se drejtuesit e Unitedit pritet së shpejti ta kontaktojnë Napolin në lidhje me transferimin e gjeorgjianit.
Unitedi po synon transferimin e Kvaratskhelias në afatin kalimtar të janarit dhe po përgatit një ofertë të majme për kartonin e tij.
Pritet që ekipi anglez të ofrojë rreth 80 milionë euro për ta bindur Napolin në lirimin e 22-vjeçarit.
Kvaratskhelia nuk është i kënaqur te Napoli, pasi ekipi italian ka vendosur të mos ia ofrojë rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2027 me kushte te reja.
Ai ka pagë vjetore prej 1.2 milionë eurosh, ndërsa këtë edicion ka 2 paraqitje për Napolin në Serie A.