Sulmuesi Rey Manaj do të largohet përfundimisht nga Sivasspori por jo edhe nga kampionati i Turqisë.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë pritet të transferohet te Samsunspori, ekip që do të paraqitet në garat e UEFA-s sezonin e rid he po insiston në shërbimet e Manajt.
Te Sivasspori nuk llogaritin në 28-vjeçarin, i cili kohët e fundit ka pasur telashe me menaxhmentin e klubit dhe për këtë arsye largimi i Manajt këtë verë është më se i sigurt.
Ai ka kontratë me Sivassporin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 3 milionë euro.
Manaj iu bashkua Sivassporit në vitin 2023 si lojtar i lirë dhe në sezonin e fundit realizoi 12 gola në Superligën turke.
Nëse transferohet te Samsunspori, Manaj do të jetë bashkëlojtar me Arbnor Mujën, me të cilin luan edhe te Kombëtarja shqiptare.