• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Manaj është një titullar i kësaj skuadre”, Silvinjo heq dyshimet për sulmuesin por ankohet: Ndeshja e dytë nuk është e drejtë

09/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të përballet nesër me Letoninë nga ora 20:45. Sfida do të jetë për raundin e katërt të Grupit K në kualifikueset e Botërorit 2026.

Kombëtarja ndodhet në Letoni nga dita e djeshme, pikërisht pasi luajti ndeshjen me Serbinë ku barazoi pa gol. Trajneri brazilian foli pikërisht para transfertës që luhet nesër.

“Ndeshja e dytë është gjithmonë më e vështirë për rikuperimim. Më e vështirë edhe për ringjalljen muskulore. Nuk e them vetëm unë, por shumë trajnerë, duhej një ditë më shumë por kjo është për të gjithë. E vështirë të kuptohet, sot kemi një stërvitje të lehtë një orë dhe sot në darkë, do flas me lojtarët dhe ndoshta nesër në mëngjes mund të rregullojmë diçka. Ne kemi një avantazh që  thashë që pas Serbisë që kemi 22, 23, 24 lojtarë në krahë, në qendër, mesfushorë. Kemi më shumë mundësi me emra si Muçi, Uzuni, Berisha, Ramadani, Asani, Hoxha, Broja, Daku. Kjo na jep mundësi të punojmë me lojtarët e të shohim nesër, do ta shohim. Sa i përket Manajt, është me eksperiencë, një titullar i kësaj skuadre, unë e njoh që nga viti 2014, kur ishte djalosh te Interi. Ka shumë personalitet, nuk është problem. Ia thashë atij e të gjithëve që përgjegjësia e zgjedhjes ishte e imja. Kur stërviten  i shoh si gjuajnë e çfarë bëjnë. Ai ka aftësitë, përgjegjësia nëse gjuan ai apo një tjetër është e imja.

Futbolli ka presion dhe kur punohet me Kombëtaren edhe më shumë. Ne kemi bërë 3 ndeshje, mungojnë edhe 5, koha po kalon, nuk ka kohë, për ne dhe ata. Është gjithçka kështu, kështu bëmë kualifikueset e Europianit. Duhet të marrim sa më shumë pikë dhe ata mendojnë njëlloj, edhe për ata është ndeshje shumë e rëndësishme. A është vendimtare? Ndoshta po, ndoshta jo, por është shumë e rëndësishme për ne dhe ata. Mendojmë për veten dhe është. Mendoj se skuadra sot është shumë me eksperiencë se dy vite më parë. Sa i përket Letonisë, është një skuadër fizikisht shumë e fortë, ka lojtarë që kanë centimetra, vrapojnë mirë. Lojtarët e dinë, mund të luajë me disa sisteme me 3 në qendër. Të shohim. Është trajner shumë i mirë Nikolato, një italian dhe bën gjithçka me kodifikim, është e organizuar në fushë në të dy fazat, ka lojtarë të rëndësishëm. Në të majtën me 2-3 lojtarë mëngjërashë që të vënë në vështirësi, fizike dhe taktike.

Kapiteni? Varet. Nëse luan një lojtar është ai, nëse jo, është një tjetër, kemi 2-3. Nuk e di, duhet ta shoh, e përsërit që e dyta është e vështirë, nuk është e drejtë se nuk mund të vendosësh në kushte optimale një lojtar pas 2 ditësh e gjysmë. Ndaj nuk mund të përgjigjem.

Adrian Bajrami, ka bërë gjithë ciklin me të rinjtë te ne, kombëtaret e moshave. Mëngjarash, po bën këtë sezon te Benfika me ekipin e parë, ka luajtur pak, por po luan nga pak. Mëngjarash me shumë forcë. Mendoj në të ardhmen të provoj atë, kështu është e ardhmja, mund të vijë shpejt. Por nesër është mes 23 lojtarëve që kemi për ndeshjen.

Mitaj si mesfushor? Ai është një lojtar shumë teknik. Por nuk është e thjeshtë nëse gjithë kohën në kombëtare ke pak kohë. Nuk ke kohë që të shohësh këtë lojtar në këtë pozicion e ka bërë me klubin, por nuk kemi kohë. Ai po bën shumë mirë si mbrojtës i majtë, ka cilësi dhe na jep ekuilibër. Ndoshta në të ardhmen, por ai po bën mirë me ne dhe me klubin, ndaj jam i lumtur me të në këtë moment”, u shpreh Silvinjo.

Next Post

Chelsea transferon mbrojtësin e Strasbourg

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.