• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manaj kërkohet nga skuadrat e La Ligas

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Forma e mirë që po e kalon sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj te Sivasspori ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave që tashmë kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Krahas ekipeve nga Arabia Saudite, mësohet se Manaj është edhe në radarin e skuadrave nga La Liga, raportojnë të mërkurën mediumet turke.

Thuhet se Getafe dhe Mallorca po duan ta transferojnë sulmuesin 27-vjeçar në afatin kalimtar të kësaj vere, duke pasur parasysh se Manaj në fund të edicionit pritet të largohet nga Sivasspori.

Te skuadra turke janë të gatshëm ta lirojnë Manajn, por vetëm nëse marrin një ofertë prej 10 milionë eurosh, duke pasur parasysh se ai ka kontratë valide deri në vitin 2026. Manaj verën e shkuar iu bashkua Sivassporit si lojtar i lirë dhe në edicionin e tij të parë në Turqi ka shënuar 21 gola në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Ai po shihet si përforcim i duhur te Gefate dhe Mallorca për edicionin e ri, duke pasur parasysh se në të kaluarën Manaj ka bërë karrierë në Spanjë pasi ka qenë pjesë e Barcelonës, Albacetes e Granadas.

Next Post

Carlos Tevez përfundon në spital, kishte dhimbje gjoksi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.