Tuesday, 26. May 2026
Sport

Manaj mes më të mirëve në Turqi, sulmuesi kuqezi zgjidhet në formacionin e javës

GS 22/10/2024 1 Min. Lesezeit

Rey Manaj është padiskutim lideri i skuadrës së Sivasporit në elitën e futbollit turk. Sulmuesi shqiptar ka rezultuar vendimtar me golat e tij, duke i dhënë skuadrës pikë shumë të çmuara.

Manaj u rikthye në fushë pas një dëmtimi në fundjavë dhe shënoi 2 gola në suksesin 3-2 të skuadrës së tij përballë Hatayspor.

Faqja e specializuar Sofascore e ka përzgjedhur sulmuesin shqiptar në formacionin e javës së 9-të të Superligës ture, duke e vlerësuar me notën 8.4.

Teilen: