Wednesday, 25. March 2026
Sport

Manaj nuk ndalet, vjen goli i radhës në kampionat

GS 01/03/2026 1 Min. Lesezeit

Rey Manaj shënon golin e radhës në ligën e parë turke me fanellën e Sivassporit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar në sfidën që skuadra e tij fitoi 1-0 në transfertë kundër Serik Spor, duke shënuar golin që vendosi fatin e ndeshjes.

29-vjeçari shqiptar është kthyer menjëherë protagonist te skuadra turke, ku u rikthye gjatë merkatos së dimrit.

Manaj ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje që ka luajtur në kampionat me fanellën e Sivassporit në Ligën e Parë turke.

Teilen: