• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manaj “skuqet” në Turqi/ Sulmuesi kuqezi përjashtohet në duelin e Superligës, përjashtimi pas dy të verdhave në minutat e fundit

23/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se nuk ia kanë harruar aq lehtë.

Rej Manaj vërtet nuk mori karton të kuq kur e meritonte, në sfidën Sivaspor-Gallatasaraj në Superligën turke, vërtet nuk u pezullua, por pasojat I vuajti pikërisht tani.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare u përjashtua në ndeshjen e dytë pas asaj kundër gjigandit nga Stambolli, në duelin Sivaspor-Samsunspor.

Në një përballje të ashpër, ku miqtë ishin më lart dhe më pranë fitores, Manaj përfaqësoi shpresën e vetme të Sivasporit për të shënuar, dhe e justifikoi veten deri në fund, pikërisht kur I ndodhi fatkeqësia.

Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ai pretendoi për penallti për një mbajtje nga mbrojtësi kundërshtar.

Faulli duket I qartë, ndonëse nis jashtë zone, por Manaj protestoi ashpër dhe mori të verdhën për këtë.

Nuk kaluan ndoshta as 60 sekonda, kur mori të verdhën e dytë, pra edhe përjashtimin.

Sulmuesi u ndalua në një kundërsulm, pasi gjyqtari pretendoi se ai shkaktoi faull ndaj mbrojtësit, ndërsa sërish reagimi I tij ishte I ndëshkueshëm, duke goditur topin me nervozizëm.

Protestat ishin të tilla që mund të meritonin të verdhën, ndonëse ka pasur mjaft raste që edhe janë falur, sidomos kur ka qenë fjala për dy kartonë radhazi që do të sillnin përjashtimin.

Gjithsesi, shpresohet që me këtë të kuq, Manaj t’i ketë lënë pas problemet në Turqi, dhe viti 2025 të jetë normal. /abcnews.al

Next Post

VIDEO/ Festival golash në ‘Bernabeu’, Reali mposht Sevilla-n dhe parakalon Barcelonën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.