Sunday, 16. August 2026
Sport

Manaj stratosferik me dy gola dhe një asist, Sivasspor rikthehet te fitorja pas tetë javësh

GS 25/01/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Sivasspor dhe Kayserispor është kthyer në një spektakël personal i Rey Manajt.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut i këtij dueli të fituar nga vendasit me shifrat 5-2 pasi kishte gisht në tri gola. Manaj shënoi të parin në minutën e pestë dhe të fundit në të 92’-ën ndërsa ishte autor edhe i asistit në golin e shënuar nga Rodrigez në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.

Këto gola erdhën në kohën e duhur për Manajn, i cili nuk shënonte prej gjashtë javësh në kampionat ndërsa fitorja për Sivasspor ishte mjaft e rëndësishme pasi i mungonte klubit prej tetë javësh.

Teilen: