Sunday, 15. March 2026
Sport

Mançester Junajtid në krizë, Ratklif tregon vendimin për Ruben Amorim: Sa lojtarë njohët në pankinë ndaj Arsenalit?

GS 10/03/2025 1 Min. Lesezeit

Mançester Junajtid po kalon një nga periudhat më të errëta të historisë së tij, me rezultatet në fushën e lojës që janë shumë larg asaj me të cilin është mësuar klubi. Por Xhim Ratklif, bashkëpresidenti i klubit, i ka dhënë votëbesimin trajnerit Ruben Amorim, duke theksuar se portugezi nuk do të lëvizte nga drejtimi i skuadrës.

ratklif junajtid

“Nëse shoh ekipin që ka në dispozicion Ruben, mendoj se po bën një punë të mirë, të jem  sinqertë”, tha ai fillimisht për BBC. “Mendoj se Ruben është një trajner i ri i jashtëzakonshëm. E mendoj me të vërtetë. Është një trajner i shkëlqyer dhe mendoj se do të qëndrojë gjatë këtu. Po filloni të shihni pak  nga ajo që mund të prodhojë Ruben, e keni parë pak kundër Arsenalit.

Sa lojtarë në pankinë njohët në ndeshjen ndaj Arsenalit? Nuk ka më një ekip të mirëfilltë. Kanë mbetur 10-11 lojtarët e fundit, sa i përket lojtarëve të ekipit të parë. Ruben po bën një punë fantastike”, tha Ratklif.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: