• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mançester Junajtid tremb Realin, 70 milionë euro për Vinicius

17/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit bëri të pamundurën (nën rrogoz) për të afruar Kilië Mbapenë në “Bernabeu” këtë verë. Për momente të caktuara gjatë periudhës së merkatos u duke se transferimi i francezit në Madrid ishte punë e kryer. Por sikurse ndodhte në vitin 2022, edhe këtë vit gjithçka shkoi jo mirë për Realin.

vinicius

Por nga mundësia për të firmosur me Mbapenë, tashmë Reali rrezikon të humbasë dhe yllin e vet Vinicius Zhunior. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat britanike dhe ato spanjolle duke iu referuar brazilianit. Mançester Junajtid është një nga klubet e interesuara për zhvillimet në aksin Madrid-Paris për sa i përket të ardhmes së Mbapesë, pasi kjo mund t’i shkojë përshtat gjigantëve anglezë.

Sipas “Daily Mail”, Mançester Junajtid në kërkim të rikthimit në gjigantin e padiskutueshëm të futbollit anglez nuk ka ndër mend të kursehet në merkato. I mbështetur fuqishëm financiarisht nga marrëveshjet shumë milionëshe me kompani të rëndësishme, Junajtid po kërkon të joshë lojtarë kalibri dhe mes tyre është dhe Vinicius.

“Daily Mail” në Angli dhe “Defensa Central” në Madrid nënvizojnë se “Djajtë e kuq” janë gati të mbulojnë me miliona Vinciusin në mënyrë që ai të lërë “Bernabeu”-n për t’u transferuar në “Old Trafford”. Nuk janë pak, por flitet për 70 milionë euro në sezon që mund të joshin çdo lojtar. Sigurisht që për të mbërritur deri aty do të duhet të plotësohen një sërë kushtesh. Më kryesorja do të ishte transferimi i Mbapesë në Madrid, lëvizje që do t’i hapte më pas rrugë një largimi të brazilianit, pa llogaritur dhe pagesën për Realin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Allegri jep përgjigje interesante kur pyetet për Bonuccin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.