• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mançester Siti dështoi në finalen e Kupës FA, Bernardo Silva: E trishtueshme që nuk i dhamë një trofe të fundit De Bryjnes

19/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bernardo Silva është i zhgënjyer më shumë për faktin që nuk e fituan dot një trofe të fundit për Kevin de Bryjnen, i cili do të largohet nga “Etihad” pa fituar asgjë këtë sezon.de bryjne“Ishte shumë zhgënjyese për ne. Luajtëm kundër një skuadre të fortë, e dinim këtë para ndeshjes. Ata janë shumë të duruar në mënyrën se si mbrohen për të përgatitur kundërsulmet. Ishte e trishtueshme që nuk mundëm ta fitonim për Kevinin. Ne donim t’ia jepnim këtë, ai e meriton, kështu që është pak e trishtueshme. Nuk mund ta imagjinoja të arrinim gjithë këtë sukses pa të. Ai është një mik i mirë i imi, më vjen keq që e shoh të largohet. Shpresoja dhe dëshiroja që ai të qëndronte më gjatë, por kjo është jeta. I uroj gjithë të mirat”.

Pastaj edhe një koment pse Haland nuk e ekzekutoi vetë penalltinë, por ia la Marmushit: “Nuk e di. Normalisht Erling është goditësi, por ata vendosën që Omar ta gjuante. Nuk isha atje gjatë vendimit”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Riola Xhemaili kthehet te Zvicra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.