Mançester Siti-Mançester Junajtid do të jetë edhe finalja e Superkupës së Anglisë e cila do të luhet të shtunën në 10 gusht përsëri në stadiumin “Uembli”, fundjavën përpara se të nisë sezoni 2024-25 i Premier Ligës.
Mançester Junajtid dhe Siti do të kenë mundësi që të ndajnë sërish trofeun e parë të sezonit të ri, ndërsa nuk dihet nëse Ten Hag do ta ketë mundësinë për të fituar një tjetër trofe ose jo, duke qenë se e ardhmja e tij në stolin e Junajtid është vënë seriozisht në diskutim.
PANORAMASPORT.AL