Mançester Siti është në krizë të thellë dhe do të kërkojnë të dalin nga ajo gjendje pjesën e mbetur të sezonit.
“Qytetarët” dëshirojnë të përforcohen në merkaton e janarit dhe tashmë i kanë zgjedhur dy futbollistë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Eintrakt Frankfurt, Omar Marmoush dhe tjetri është Ederson i Atalanta, një mesfushor qendror, por edhe me tipare mbrojtëse.
Egjiptiani Marmoush është aktualisht një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe ka realizuar 18 gola në 24 ndeshje këtë sezon.