Thursday, 14. May 2026
Sport

Mançester Siti shënjestron talentin 18-vjeçar, në Argjentinë e quajnë “Mesi” i ardhshëm

GS 04/12/2023 1 Min. Lesezeit

Pas transferimit me sukses të Hulian Alvarezit nga Argjentina në Premier Ligë, Mançester Siti përgatit goditjen e radhës, sërish nga vendi amerikano-latin dhe sërish nga klubi i River Plate. 

Në shënjestrën e “Qytetarëve” është Klaudio Eçeverri, talenti 18-vjeçar për të cilin pritshmëritë janë të jashtëzakonshme.

Ai është aktualisht pjesë edhe e Argjentinës U18 dhe në 17 ndeshje me kombëtaren ka shënuar tetë gola. Siti po studion mundësinë për ta transferuar atë që ndryshe quhet “Mesi” i ardhshëm në Argjentinë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: