• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, August 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mançester Siti u mund duke pësuar 5 gola, Guardiola: Kemi luajtur shumë, shumë, shumë mirë. Ndjej keqardhje vetëm për…

02/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti ka marrë një tjetër shuplakë të rëndë sot, teksa është mundur me shifrat 5-1 nga Arsenali. Por Pep Guardiola mendon se skuadra e tij ka luajtur mirë dhe se rezultati nuk tregonte realitetin e asaj që ishte dhuruar nga ekipi në fushë.

sdfdsfsddfdsfsfd

“Unë kam keqardhje vetëm për 25 minutat e fundit, ne harruam çfarë duhet të bëjmë, atë që kemi bërë për 60-70 minuta. Padyshim është një ndeshje e vështirë në këtë stadium, ndaj kësaj skuadre në minutat e parë ka ndodhur shumë herë në këto sezone.

Por pas 10-15 minutash mendoj se morëm kontrollin e lojës dhe luajtëm shumë, shumë, shumë mirë dhe ishim në lojë pas 1-1 teksa kishim momentin e mirë që të bënim tranzicionin me Marmush dhe një devijim për golin e tretë.

Por pas kësaj, ne vazhduam të bënim çfarë duhet të bëjmë sa i përket lojës mbrojtëse dhe të ishsim pak më të duruara. Kur luan në këtë mënyrë, ata mund të vrapojnë e padyshim do të ishin më të rehatshëm me 3-1, bëhej më e vështirë. Unë ndjej keqardhje për 15-20 minuta e fundit, pjesa tjetër ishte një ndeshje me të vërtetë e mirë nga ne. Është e vështirë ta kuptosh këtë kur sheh rezultatin por kjo është ndjesia ime.

Ka ndodhur gjatë gjithë sezonit, ne po japim shumë gjëra, jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mund të ndodhë, por ndodhi. Por ne reaguam shumë mirë dhe luajtëm me personalitet dhe u mbrojtëm aq mirë dhe më pas me topin në kontroll ishim kërcënues, por fatkeqësisht. pasi ndodhi i dyti, përsëri shumë herë patëm momentin e duhur. Ishte ai devijim dhe në situata të tjera që pësuam golat.

Duhet ta kapërcejmë këtë situatë. Nuk mund të humbësh kontrollin, janë 90-95 minuta. Nuk mund të përfundosh në mënyrën se si luajtëm, ne mund të kishim shënuar edhe tre gola të tjerë, por skuadra duhet të jetë e qëndrueshme, nuk ka rëndësi se çfarë. Ndodhi”, tha Guardiola për BBC pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Tirana siguron biletën për në gjysmëfinale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.