Saturday, 11. April 2026
Sport

Manchester City bindshëm, Foden shënues i dyfishtë 

GS 25/04/2024 1 Min. Lesezeit

Manchester City pa ndonjë mund të madh e ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së 29-të të Premier League.

Kampioni në fuqi ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj Brightonit.

Futbollisti Phil Foden është shënues i dyfishtë.

Golat i realizuan De Bruyne (17′), Foden (26′ e 34′) dhe Alvarez (62′). 

Arsenali kryeson me 77 pikë, pasojnë Manchester City 76 (një ndeshje më pak), Liverpooli 74 dhe Brighton renditet në vend të 11-të me 44 sosh.

Teilen: