Manchester City do t’i propozojë një rinovim kontrate Pep Guardiolës, sipas gazetës angleze Daily Mail.
Objektivi do të jetë zgjatja e kontratës së trajnerit përtej vitit 2026, kur Guardiola të plotësojë dhjetë vjet në krye të qytetarëve.
Që nga mbërritja në Mançester në vitin 2016, Guardiola ka udhëhequr 471 ndeshje dhe ka fituar 17 tituj.
/GazetaBlic Sport/