• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester City e fiton derbin ndaj Manchester Utd

29/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City ka triumfuar në derbin e qytetit të Manchesterit, të vlefshëm për javën e dhjetë në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi pa ndonjë problem sonte ndaj rivalit lokal, Manchester United, për të vazhduar kështu që të mbajë hapin me dy skuadrat e para në tabelë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 0:3.

Në fitoren e “Qytetarëve” shkëlqeu Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez fillimisht realizoi nga penalltia në minutën e 26-të, për të dërguar skuadrën e tij në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale.

Ai shënoi edhe në minutën e 49-të për të dyfishuar epërsinë e kampionëve në fuqi të Anglisë, para se të asistonte te goli i tretë i shënuar nga Phil Foden, në minutën e 80-të.

Manchester City pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, por me pikë të njëjta me Arsenalin e pozitës së dytë, dhe dy më pak se lideri, Tottenham Hotspur.

Manchester United mbetet i teti me 15 pikë.

Next Post

LIVE INTER-ROMA/ Luhen minutat e fundit të pjesës së parë, skuadrat në kërkim të golit të avantazhit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.