Sunday, 22. March 2026
Sport

Manchester City fiton Kupën e Ligës, O’Reilly ndëshkon Arsenalin

GS 22/03/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka fituar Kupën e Ligës në Angli për vitin 2026. Skuadra e Guardiolës mundi Arsenalin e Artetës me rezultatin 2-0 në “Wembley: për të fituar trofeun për herë të nëntë në historinë e klubit.

Një dygolësh nga O’Reilly ndihmoi “qytetarët” të siguronin Kupën Carabao, një titull që nuk e kishin fituar që nga viti 2021.

“Topçinjtë” tani do të përqendrohen edhe më me vendosmëri në Premier League dhe Ligën e Kampionëve. Për Pep Guardiolën, ky është trofeu i tij i 19-të si trajner i Manchester City-t.

Teilen: