Në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre të klubit, Manchester City njofton se “Josko Gvardiol ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare, duke zgjatur qëndrimin e tij te Manchester City deri në verën e vitit 2031”.
Lojtari mbërriti në vitin 2023 për një shumë prej 90 milionë eurosh, një rekord për një mbrojtës.
Mbrojtësi kroat ka regjistruar 13 gola dhe 10 asiste në 122 paraqitje për klubin anglez.
Teilen: