Thursday, 9. April 2026
Sport

Manchester City në finale, Chelsea kokulur

GS 20/04/2024 1 Min. Lesezeit

Manchester City e ka eliminuar Chelsean nga FA Cup (Kupa e Anglisë). 

Në një atmosferë të bukur në “Wembley” të Londrës, Chelsea nuk ia doli ndaj kampionit në fuqi të Anglisë.

Në minutën e 84-të, Bernardo Silva ka realizuar, duke e lënë të shtangur skuadrën londineze.  

City e pret në finale fituesin e takimit mes Coventry-t dhe Manchester Utd.

Teilen: