Manchester City ka paraqitur zyrtarisht apelimin pasi, në fillim të kësaj jave, një komision i pavarur e shpalli fajtor për të gjitha akuzat lidhur me shkelje të rënda të rregullave financiare të Premier League.
Në një deklaratë, klubi nga “Etihad” bëri të ditur: “Manchester City Football Club konfirmon se në orën 19:00 të së enjtes, 1 tetor 2026, klubi paraqiti apelimin e detajuar kundër vendimit të Komisionit të Premier League, në lidhje me procedimin disiplinor.
Qëndrimi i prerë i klubit është se vendimi përmban gabime të dukshme dhe thelbësore ligjore, parimore dhe faktike dhe se është i pabazuar.
Klubi është i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga Premier League dhe disponon një sasi të madhe provash të pakundërshtueshme në mbështetje të të gjitha qëndrimeve të tij në këtë çështje.
Do të vazhdojmë të respektojmë procesin e rregullt ligjor dhe jemi të kufizuar në deklaratat e mëtejshme deri në përfundimin e të gjitha procedurave”.