Friday, 7. August 2026
Sport

Manchester City synon Enzo Fernandezin si zëvendësues të Rodrit

GS 07/08/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka nisur të përgatitet për një skenar të mundshëm largimi të Rodrit.

Sipas raportimeve të fundit, nëse mesfushori spanjoll transferohet te Barcelona, kampionët e Anglisë do të hidhen menjëherë në sulm për yllin e Chelseat, Enzo Fernandez.

Trajneri Enzo Maresca e vlerëson shumë mesfushorin argjentinas, me të cilin ka bashkëpunuar te Chelsea, dhe e konsideron atë si zgjedhjen ideale për të zëvendësuar Rodrin në mesfushën e Cityt.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë aspak i lehtë. Chelsea nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Enzo Fernandez për më pak se 120 milionë euro, duke e bërë atë një nga objektivat më të shtrenjtë të transferimeve gjatë kësaj vere.

Teilen: