• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester United ‘blindon’ me kontratë afatgjatë anësorin nga Bregu i Fildishtë

09/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Amad Diallo, sipas raportimeve të ESPN. 22-vjeçari është gati të nënshkruajë një kontratë afatgjatë për të qëndruar në ‘Old Trafford’. Njoftimi zyrtar pritet së shpejti.

Kontrata e tij aktuale do të përfundonte në fund të sezonit, edhe pse United kishte një opsion për ta zgjatur atë me 12 muaj. Klubi ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e kontratës së sulmuesit nga Bregu i Fildishtë dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të negociojë një marrëveshje të re afatgjatë.

Marrëveshja e re do të rrisë pagën e tij në përputhje me atë të shumicës së shokëve të skuadrës dhe do të zgjasë qëndrimin e tij te “Red Devils” për një periudhë më të gjatë.

Diallo ka shënuar tashmë 6 gola në 28 paraqitje këtë sezon, përfshirë golin e barazimit në ndeshjen e fundit 2-2 kundër Liverpool-it, në Anfield. Talenti i ri nga Bregu i Fildishtë po dëshmohet si një lojtar i rëndësishëm në skemën e “Red Devils”, duke treguar fleksibilitet dhe ndikim si në Premier League ashtu edhe në garat europiane.

 

Next Post

Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napoli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.