Tuesday, 24. March 2026
Sport

Manchester United do një mbrojtës krahut, ka tre emra në listë

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester United është i vendosur të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të verës, një pozicion që nuk ka përmbushur pritshmëritë këtë sezon

.

Sipas raportimeve nga TEAMtalk, drejtori sportiv i klubit po shqyrton tre alternativa kryesore për këtë rol.

Në krye të listës është Myles Lewis-Skelly, 19-vjeçari i Arsenalit, i cili konsiderohet një talent shumë premtues falë cilësive fizike dhe teknike. Me një rol ende të kufizuar në planet e Mikel Arteta, një largim i tij mund të jetë i realizueshëm.

Një tjetër emër në listë është Antonee Robinson i Fulham. 28-vjeçari është vlerësuar rreth 40 milionë euro dhe po ndiqet gjithashtu nga Liverpool.

Lista plotësohet nga Tyrick Mitchell i Crystal Palace, një lojtar i rëndësishëm për klubin londinez që nga viti 2020. Megjithatë, kontrata e tij deri në vitin 2027 dhe opsioni për zgjatje e bëjnë një transferim të mundshëm më të ndërlikuar.

Djajtë e Kuq synojnë të veprojnë herët në merkato për të siguruar një përforcim cilësor në këtë repart kyç për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Teilen: