Thursday, 28. May 2026
Sport

Manchester United e eliminon Leicesterin në FA Cup

GS 08/02/2025 1 Min. Lesezeit

Manchester United ka kaluar në 1/8 e finales në FA Cup, pasi mposhtën Leicester City 2-1 në sekondat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht, Dhelprat kishin kaluar në epërsi në minutën e 42-të, kur De Cordova-Reid shënoi një gol të bukur.

Mirëpo, Joshua Zirkzee i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar në minutën e 68-të.

Djajtë e Kuq vazhduan të tregonin më shumë nga loja, ndërsa një rast i artë shënimi iu mohua kur topi u largua nga vija e portës prej një lojtarit të Leicesterit.

Por, Harry Maguire shpëtoi Manchester Unitedin, duke shëpnuar golin e fitores në minutën e 90+4-të, kur shënoi me kokë nga një harkim i Bruno Fernandes për rezultatin 2-1.

 

Teilen: